Peci për zgjidhjen e situatës në veri: Në dialog duhet të përfshihet edhe NATO

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, njëherësh drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci





Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, njëherësh drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, lidhur me zgjidhjen e situatës aktuale për targat ilegale, ka thënë se në bisedimet në Bruksel duhet të përfshihet edhe NATO.

Me anë të një postimi në Facebook, Peci ka deklaruar se  tolerimi i Serbisë me paramilitarë  dhe kërcënime ushtarake në veri të Kosovës, vetëm sa e dobëson kredibilitetin e NATO-s, dhe më së shumti i bën shërbim Rusisë.

“Për të zgjidhur situatën e tanishme, në negociatat në Bruksel duhet të kyçet edhe NATO-ja, sepse zgjidhja e çështjes së targave, duke pasur paramilitarë të Serbisë në veri, nuk ofron zgjidhje, por do të ishte vetëm një iluzion”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, formimi dhe operimi i “Brigadës së Veriut” në Veri të Kosovës, me “gjeneral Radojçiqin” në krye, është një shkelje blatante e marrëveshjes së Kumanovës dhe vetë Rezolutës 1244.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ketë në plan të parë sigurinë e qytetarëve në veri, sidomos që deri më tani nuk ishte në gjendje t’i mbrojë ata që i konvertuan targat në RKS.

“Kjo siguri, dhe me këtë edhe forcimi i rendit e ligjit e sovranitetit, nuk mund të arrihet pa plan të përbashkët me SHBA dhe BE-në”.

Po ashtu, ai ka potencuar se prezenca e KFOR-it nuk është në shërbim të agjendave ditore të Qeverisë së Kosovës, por për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

“Kur këto agjenda koincidojne njëra me tjetrën, është dëshmuar se situatat janë zhvilluar në dobi të Kosovës”.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika