Peci: Pronës shtetërore i kthehen afro 10 hektarë të tjerë të tokës së tjetërsuar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se i janë kthyer shtetit afër 10 hektarë që ishin tjetërsuar tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se i janë kthyer shtetit afër 10 hektarë që ishin tjetërsuar tek pjesëtari i komunitetit serb Mitar Blagojevic.

Peci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mekanizmat e drejtësisë kanë verifikuar që procesi i bartjes është bërë nga vendime të falsifikuara duke u thirrur në një vendim të vitit 1976.

“Falsifikatorët, tjetërsuesit dhe zhvatësit e shoqërisë kosovare, kishin tjetërsuar hapsirën prej 9,6 hektarë, duke vazhduar kështu traditën tashmë të njohur të tjetërsimit të pronës shtetërore, në këtë rast tek pjestari i komunitetit serb Mitar Blagojevic”, ka shkruar Peci.

“Mitar Blagojevic mes të tjerash ka deklaruar: Kurrë në jetë nuk kam pasë tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë”, ka shkruar Peci.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika