Peci: Tre kandidatë kanë shprehur interesim për pozitën e nënkryetarit të Komunës së Zveçanit

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka paralajmëruar se nënkryetari/ja e komunës do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka paralajmëruar se nënkryetari/ja e komunës do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale, e cila pritet të mbahet me datat 27 ose 28 të muajit qershor.

“Deri tash i kemi tre kandidatë të interesuar për pozitën e nënkryetarit: dy të gjinisë femërore dhe një mashkullore. Të tre janë të nacionalitetin serb”- ka bërë të ditur ai.

Më 30 maj është shkarkuar nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.

Peci ka potencuar se shkarkimi i Tomaniqit është bërë për shkak se ajo është munduar t’i detyrojë zyrtarët komunalë të bëhen pjesë e partive të caktuara.

“Javën e kaluar kemi marrë vendim për shkarkimin e nënkryetares. Asambleja ka qenë për dhe aty kanë marrë pjesë 17 asamblistë. Të gjithë kanë votuar për”, ka deklaruar Peci.

Ai ka shpjeguar edhe se si ka ardhur deri te ky vendim.

“Ajo [Tomaniq] ka shkuar dhe ua ka marrë në mënyrë të dhunshme letërnjoftimet të gjithë zyrtarëve për me i shti me votu dhe për t’i regjistruar në parti të ndryshme. Ajo e ka bërë këtë vazhdimisht dhe tre zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje”- ka thënë Peci.

“Nëse nuk e largon nënkryetaren, atëherë 30 zyrtarë serbë do të japim dorëheqje” – kështu kanë qenë fjalët e zyrtarëve, që Peci thotë t’i jenë thënë në një takim urgjent.

Më 29.05.2023, Peci kishte dhënë betimin për kryetar, e më punë kishte vazhduar nga fshati Lipë, aty ku ndodhet zyra komunale për komunitete.

Pas 11 muajsh, kur edhe u vlerësua se situata e sigurisë është e qetë, Peci bashkë me kabinet, 12 drejtori, u vendosën në ndërtesën e komunës.

Ai, në një intervistë për Kallxo.com, shpjegoi se ndërrimi i lokacionit i ka bërë që të jenë më afër e më në kontakt me qytetarët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika