Pediatri në QKMF në Rahovec me vetëm një ndërrim, prindërit të pakënaqur

Nga janari, është marrë vendimi që njësia e pediatrisë në QKMF në Rahovec të punojë vetëm me ndërrimin e paradites. Lidhur me këtë, prindërit shprehen të pakënaqur por edhe të shqetësuar me trajtimin që do t’iu bëhet fëmijëve. Ndërkaq, drejtori i QKMF-së ka deklaruar se një vendim i tillë nuk po pengon shërbimet

Nga shtatë e mëngjesit deri në orën katërmbëdhjetë pasdite, është orari me të cilin po punon njësia e pediatrisë në QKMF-së në Rahovec.

E jo të gjithë janë të kënaqur me këtë vendim.

“Nuk është në rregull, nuk është mirë sepse fëmija mund të sëmuhet edhe në orën 14:00 e katër pasdite kështu që pediatri duhet të jetë këtu, së paku deri në orën 21:00. Më së miri është që të jetë doktori për fëmijë, pediatri. Se kështu po marrim barna pa nevojë, prapë se prapë s’po kem qare pa shku tek pediatri,” tha Bedri Krasniqi, baba i tre fëmijëve.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Vlora Vuqiterna, që është edhe asambliste në komunë.

“E ka vështirësu punën e mjekëve dhe infermierëve të pranishëm aty. Normal që do ndikojë për fëmijët duke pasur parasysh që do trajtohen bashkë me të rritur. Pastaj fëmiju detyrohet që prapë pas kontrollave te mjeku familjar, të shkojë në pediatri tek një mjek privat,” : u shpreh Vlora Vuciterna, asambliste e LVV-së në Rahovec

E drejtori i kësaj Qendre thotë se vendimi nuk ka ndikuar në performancën e tyre.

“Pasdite nuk ka pas asnjëherë pediatër që ka punu. Ka punu mjeku i përgjithshëm por duke e pa nevojën që mjekët të japin shërbime në vende të tjera, është marrë vendimi që njësia pediatrike të punojë vetëm paradite, qysh e sheh edhe udhëzimi administrativ. Përndryshe shërbimet po shkojnë shumë mirë, pasdite është edhe dhoma e infuzioneve vetëm për fëmijë,” tha Elbunit Kryeziu, Drejtori i QKMF në Rahovec

Sipas Kryeziut, projekti përmes së cilit do zgjidhet mjeku familjar nga qytetarët pritet të funksionalizohet nga gjysma e këtij viti.

Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie në komunë lidhur me vendimin, por e njëjta ka qenë e pa qasshme në telefon.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika