“Peizazh koreografik”, retrospektivë 50-vjeçare e koreografit Xhemali Berisha

Koreografi Xhemali Berisha në 50-vjetorin e karrierës së tij ka sjell për publikun shfaqjen “Peizazh koreografik”. Ministri Hajrullah Çeku ka thënë se vallet me koreografi të tij origjinale të panumërta janë pasuri të pashlyeshme të folklorit të Kosovës

Pamje nga shfaqja “Peizazh koreografik”, 09.11.2022

Shfaqja “Peizazh koreografik” retrospektivë 50-vjeçare e koreografit Xhemali Berisha është mbajtur të mërkurën e 9 nëntorit në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Me anë të kësaj ngjarje është vlerësuar lartë kontributi i Berishës në fushën e koreografisë duke theksuar se vlerat e kësaj trashëgimie i ka prezantuar më së miri në skenat dhe festivalet me renome ndërkombëtare.

Që nga fillimi i punës si koerograf, Xhemali Berisha, ka hulumtuar të gjitha zonat korologjike të Kosovës dhe për dhjetë vite ai ka arritur të sjell dhe të përpunojë materiale nga Opoja, Hasi, Rugova, Anadrinia, Drenica dhe Anamorava.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Xhemali Berisha në karrierën e tij 50-vjeçare në sferën e koreografisë, duke thënë se vallet me koreografi të tij origjinale të panumërta janë pasuri të pashlyeshme të folklorit të Kosovës.

Ndërkaq koreografi Xhemali Berisha ka theksuar se artistët e Ansamblit “Shota” në të gjitha rrugëtimet e tyre në festivale ballkanike, evropiane e botërore i kanë sjell medalje Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika