Peja eliminon Yllin dhe bëhet finalistja e parë në basketboll

Peja është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të “Play-off”-it. Pejanët në ndeshjen e katërt gjysmëfinale kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:100 (13:30, 19:20, 38:25, 20:25)

Peja është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të “Play-off”-it. Pejanët në ndeshjen e katërt gjysmëfinale kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:100.

Peja me serinë 3-1 u kualifikua në finale.

Në ndeshjen e katërt, “Shqiponjat” triumfuan 100:90 në palestrën “13 Qershori”.

Drejt fitores pejanët marshuan qysh në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 30:13. Epërsinë e shtuan edhe për një pikë në çerekun e dytë.

Rikthimin, Ylli u përpoq ta bënte në çerekun e tretë kur fitoi 38:25, por në fund Peja arriti ta mbante epërsinë për fitoren e tretë dhe plasmanin në finale.

Te Peja lojtarët më efikas ishin Arian Qallaku me 22 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Waldow, Tate, Joseph, Veseli e Thomas.

Te vendasit, Bashir Ahmed i realizoi 21 pikë.

Në finale, Peja do të përballet me fituesin e duelit Prishtina-Trepça. Aktualisht, Prishtina po udhëheq në seri me rezultatin 2:1.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika