Peja me një projekt të hollësishëm për zhvillimin turistik

Nasret Hajrizi, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Pejë

Nasret Hajrizi, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Pejë, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se Peja është një ndër vendet më të fuqishme në nivel vendi sa i përket zhvillimit turistik.

“Në bazë të punëve që kemi bërë me stafin tim, ne kemi parë që duhet të fokusohemi fuqishëm në turizëm, ngase zhvillimi i turizmit në komunën e Pejës nxit që të zhvillohen edhe lëmenjtë e tjera siç janë bujqësia dhe blegtoria”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi ka thënë se është e rëndësishme që të bëhet një investim i fuqishëm për t’i nxitur konsumatorët ose hotelet të blejnë produkte vendore, sepse sipas tij, kjo nxit punësimin dhe vetëfinancimin e disa banorëve.

Ndërsa, për projektin që Peja është përfshirë, “Tourist Full of Future”, që synon të bëjë Pejën një destinacion të gjelbër dhe vital, Hajrizi është shprehur se kanë vendosur që këtë qytet ta ndajnë në tri nivele zhvillimin turistik.

“Niveli i parë është turizmi malor që ka shumëçka që të ofrohet duke filluar nga bjeshkët e Luboniçit deri te bjeshkët e Podgurit. Ka shtigje të ecjes, kemi shpella të ndryshme që mund të ofertohen si turizëm malor”, ka thënë Hajrizi.

“Niveli i dytë e kemi menduar zhvillimin e turizmit të qytetit apo urban që edhe aty kemi çka për të ofruar. Kemi mullinjtë e Haxhi Zekës, kullën e Zenel Beut, kemi hapësira të ndryshme. Ndërsa në nivelin ndërurban, Peja ka diku mbi 70 fshatra”.

Lidhur me projektin e lartcekur, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Pejë ka theksuar se komuna e Pejës është e orientuar të bashkëpunojë me çdo organizatë dhe shoqatë që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe ofertës turistike në Pejë.

Për të mësuar më shumë detaje, mund ta dëgjoni intervistën e drejtorit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Pejë, Nasret Hajrizi, më poshtë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika