Peja mposht Trepçën me rezultat bindës

Peja ka korrur fitore bindëse në ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Trepçës.

Të dielën e 7 majit, Peja mposhti Mitrovicën në palestrën e sporteve “Karagaqi”, me rezultat 107:79.

Çereku i parë përfundoi me shifrat 32:14. Edhe çereku i dytë foli në të mirë të vendasve, të cilin e fituan me rezultat 25:18, e për të shkuar në pushim me epërsi prej 25 pikësh, 57:32.

Ndërkaq, çereku i tretë përfundoi me shifra të barabarta 24:24, derisa ai i fundit ishte në të mirë të vendasve me rezultat 26:23, për rezultatin përfundimtar 107:79.

Më i dalluari në këtë sfidë ishte Jalen Tate i Pejës, i cili e mbylli ndeshjen me 22 pikë, tetë kërcime e 10 asistime.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 18 pikë, tetë kërcime e dy asistime.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika