Peja mund Dritën

Peja si vendase ka mundur ekipin mysafir të Dritës me rezultat të thellë prej 140:49.

Peja ka mundur Dritën me rezultat 140:49 në xhiron e 27-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit kanë dominuar në pjesën e parë duke shënuar 35:17, dhe po me të njëjtin ritëm ka vazhduar edhe pjesa e dytë. Peja shënoi mbi 30 pikë brenda çerekut.

Perioda e tretë u fitua nga vendasit me pikët 38:10, kurse perioda e fundit 37:9, duke triumfuar me rezultat 140:49, (35:17, 30:13, 38:10, 37:9).

Stephen Maxwell, nga Peja, u dallua dukshëm me 37 pikë e 13 kërcime, Caldin Godfrey me 23 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime, Daniel Lekndreaj me 22 pikë e 13 kërcime, kurse Nart Llapashtica me 18 pikë, nga Drita.

Peja ka, gjithsej, 18 fitore e nëntë humbje, ndërsa Drita 27 humbje.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika