Peja shpallet kampione e Kosovës në tenis në të dyja konkurencat

Klubi i Tenisit "Peja" ka fituar titujt në të dyja kategoritë. Për Pejën në konkurencën e meshkujve, ky ishte titulli i parë i kampionit në konkurencën ekipore

Gjatë fundjavës, në terenet e tenisit në Gërmi, është zhvilluar kampionati ekipor i Kosovës në tenis në të dyja konkurencat ku shkëlqeu Klubi i Tenisit “Peja” duke i fituar titujt në të dyja kategoritë.

Në konkurencën e vajzave, Peja e cila në ekip kishte Aja Broqin dhe Blearta Ukëhaxhajn në finale mposhti Sporekun nga Gjakova me rezultat 2-0 duke mbrojtur me sukses titullin e fituar vitin e kaluar.

Te meshkujt KT Peja ne përbërje kishte dyshen Melos Nallbani / Mal Agushi.

Në gjysmëfinale Peja ishte më e mirë se Prishtina derisa në finalen e madhe Melos Nallbani e Mal Agushi në meçin vendimtar në dyshe mposhtën ekipin e Rilindjes i cili përbëhej nga 2 tenistë me kualitet dhe përvojë shumë të madhe, Shëndrit Deari dhe Granit Bajraliu.

Fillimisht Agushi shënoi fitore ndaj Bajraliut me 2-0 në sete derisa u kundërpërgjigj Deari duke mposhtur Nallbanin me poashtu 2-0 në sete.

Për Pejën në konkurencën e meshkujve ishte ky titulli i parë i kampionit në konkurencën ekipore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika