Me datë 19.02.2025 komuna e Pejës – Drejtori për zhvillim ekonomik Nasret Hajrizi dhe Shefi i sektorit të turizmit Vyrtyt Morina ishim pjesë në eventin më të madh në Shqipëri ku vlerësohen të arriturat e zhvillimit dhe mirë menaxhimi i destinacioneve turistike dhe bizenseve të suksesshme shqipëtare.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ZV. Minsitrja e Turizmit në Shqipëri Znj. Ilva Gjuzi dhe president i i GlobalTourismForum Bulut Bagci. Pjesëmarrja ishte proces i aplikimit dhe paraqitja e dëshmive të zhvillimeve të turizmit të qëndrueshëm.
Ndër shumë të nominuar në këtë garë ishte edhe Peja – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e cila kishte marr vlerësimin nga komisioni profesional për menaxhim të mirë të destinacionit.

Për këtë edhe u shpërblye me çmimin “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik”. Faleminderit për vlerësimin “Tourism Grand Exellence Albania” – Albania Exellence dhe Travel Magazine Balkans.

