Një lokal në qendër të Pejës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 00:20.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
“Sot në orën 00:20 të mëngjesit të hershëm policia është informuar për zjarr në një lokal tek korza e qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, sot ka dalë në vend ngjarje edhe eksperti i zjarreve…Rasti po hetohet se si ka ardhur deri te zjarri”, ka thënë Gashi.