“Pelegrinët” serbë dalin para gjykatës, iu vazhdohet masa e ndalimit, Doruntina Thaqi shpalos detaje

Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj pesë shtetasve serbë, të cilët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, nën dyshimin për shkelje të ligjit për armët. Lidhur me detaje nga seanca e zhvilluar, e cila ka përfunduar disa minuta më parë, Doruntina Thaqi në një lidhje direkte ka treguar se “Gjykata ua ka vazhduar masa e ndalimit, pasi që edhe pak orë iu mbaron. Të njëjtit do të jenë masa e ndalimit, derisa të vendoset masa e sigurisë”

Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj pesë shtetasve serbë, të cilët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, nën dyshimin për shkelje të ligjit për armët. Lidhur me detaje nga seanca e zhvilluar, e cila ka përfunduar disa minuta më parë, Doruntina Thaqi në një lidhje direkte ka treguar se “Gjykata ua ka vazhduar masa e ndalimit, pasi që edhe pak orë iu mbaron. Të njëjtit do të jenë masa e ndalimit, derisa të vendoset masa e sigurisë”.

Thaqi tha se dy nga të dyshuarit përmes avokatëve kanë ofruar mundësinë e dorëzanisë, njëri me shumë 5 mijë euro e tjetri 2 mijë euro. Ajo shtoi se dy të dyshuarit kanë konfirmuar në seancë se janë punonjës të sektorit të sigurisë në shtetin e Serbisë.

“Disa minuta prej se ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 4 të dyshuarve që u arrestuan ditë më parë. Janë dëgjuar propozimet e prokurorit të shtetit dhe avokatët mbrojtës. Të fundit kanë kundërshtuar propozimin e prokurorës që ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj 4 të dyshuarve, me arsyetimin se të dyshuarve iu janë gjetur mjete mprehtëse dhe ekziston dyshimi apo edhe mundësia e arratisjes pasi 4 të dyshuarit kanë edhe nënshtetësi serbe”.

“Avokatët e mbrojtësve kanë deklaruar se mjetet mprehtëse të gjetura nuk përbëjnë vepra penale dhe të njëjtit kanë thënë se arrestimi i tyre është bërë se janë serbë. Kanë përmendur edhe statusin e ministrit, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se të njëjtit kishin synime të tjera dhe se ishin të kamufluar dhe ka bërë ndërlidhje me të dyshuarit e sulmit në Banjskë. 2 nga ta, nga avokatët mbrojtës kanë ofruar dorëzani  ku kanë ofruar se njëri prej tyre do të paguajë 5 mijë euro dhe tjetri 2 mijë euro. Dy të dyshuarit kanë konfirmuar s epunojnë në institucionet e sigurisë, njëri ka konfirmuar se punon si inspector I Policisë në Kragujevc të Serbisë dhe tjetri si stomatolog në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Serbi”.

Gjykata ua ka vazhduar masa e ndalimit, pasi që edhe pak orë iu mbaron. Të njëjtit do të jenë masa e ndalimit, derisa të vendoset masa e sigurisë. Deri në njoftim.

Ka nisur seanca fillestare ndaj pesë shtetasve serbë, të cilët u arrestuan më 5 prill në Gjakovë, nën dyshimin për shkelje të ligjit për armët.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë paraburgimi për katër prej tyre, duke theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe kanë poseduar armë të ftohta.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po lëviznin të dyshuarit, u gjetën armë të ftohta, ndërsa dy nga të arrestuarit kanë deklaruar se janë të punësuar në institucionet e sigurisë së Serbisë.

Prokuroria kërkon paraburgim për katër “pelegrinët” serbë të arrestuar në Gjakovë

Në seancën përgatitore, i dyshuari Pavle Keagoviq deklaroi se punon si inspektor policie në Krajgujevc të Serbisë, ndërsa Milovan Steviq tha se është mjek stomatolog në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd.

Dy të tjerë janë identifikuar si teknik i komunikacionit dhe inxhinier i pylltarisë.

Arrestimi i tyre është pjesë e një operacioni më të gjerë policor, ku u ndaluan gjithsej 16 persona, mes tyre edhe katër oficerë aktivë të institucioneve të sigurisë serbe, siç ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika