Peleshi: Paqja më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se Shqipëria do të qëndrojë në krah të Ukrainës. Tutje, ai ka theksuar se populli i Ukrainës është në të drejtën e tij

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes e përkujtoi lirinë e Ukrainës.

Peleshi ka thënë se Dita e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sipas tij, kjo është kërcënuar nga agresioni rus.

“Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

Më tej, ai ka treguar pozicionimin e Shqipërisë, në raport me luftën në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

“Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot paqen”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika