Pendarovski: Kosova është e harruar nga BE-ja

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka theksuar se disa vende evropiane nuk ishin të interesuara për rajonin e Ballkanit

Presdenti i Maqedonisë së Veriut

“Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë shtete absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe tani çfarë entuziazmi dëshironi nga ajo popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian?” ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Arsyeja se pse sipas tij, ishte harruar Ballkani Perëndimor, nuk ishte shkaku i mungesës së reformave, por bllokimet e hapura nga vende anëtare të BE-së. Ai, gjithashtu, pohon se “disa vende evropiane nuk ishin të interesuara për rajonin e Ballkanit”.

Edhe kjo situatë ka prodhuar rezultatin e vetë për Presidentin e Maqedonisë së Veriut, i cili ka thënë se si pasojë e kësaj situate, po shpërngulen të rinjtë nga i gjithë Ballkani, duke shtuar se asnjë vend sot nuk ka aq banorë sa kishte 20-30 vjet më parë.

Më tej Pendarovski, nuk është shprehur i lumtur se Maqedonisë së Veriut i janë hapur negociata për anëtarësimi në Bashkimin Evropian(BE), sepse sipas tij, është dashur të pres 17 vjet për statusin e kandidatit.

Duke folur për rrugën e deritanishme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se nuk është i kënaqur, duke pasur parasysh se negociatat për anëtarësim po fillojnë pas 17 vjetësh pritje me status të kandidatit.

“Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, ka thënë Pendarovski për Anadolu Agency.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika