Pendarovski: Mbështetje e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive në forumet rajonale ekzistuese

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi se janë të gatshëm që bashkë me Kosovën t’i shkëmbejnë përvojat në raport me proceset reformuese dhe integrimin euroatlantik

Ndonëse nuk u pati konferencë të përbashkët pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u deklarua në rrjete sociale.

Në një postim në llogarinë e tij në X, Pendarovski tha se dha mbështetje në aspirimet euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive e saj në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistuese.

Ai ka thënë se janë të gatshëm që bashkë me Kosovën t’i shkëmbejnë përvojat në raport me proceset reformuese dhe integrimin euroatlantik.

“Takova Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë. Mbështetje e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistuese. Jemi të gatshëm me Kosovën t’i shkëmbejmë përvojat tona në raport me proceset reformuese dhe integrimin tonë euroatlantik”, shkroi Pendarovski.

Në anën tjetër, Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE”, thuhet në njoftim.

Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Presidentja Osmani tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, citohet të ketë thënë presidentja.

Sipas Osmanit, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj ajo thekson se meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Presidentja Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka theksuar ajo.

Në këtë kontekst, sipas presidentes Osmani, përfshirja e Kosovës në PfP, e më pas në NATO, ka një rëndësi strategjike dhe gjithashtu është garanci për stabilitet, jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

Të dy liderët pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, të arsimit, të bujqësisë, të turizmit, të teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika