Pendarovski në vizitë dyditore në Mal të Zi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po qëndron për një vizitë zyrtare në Malin e Zi.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, e ka pritur me nderimet më të larta shtetërore presidentin Pendrovski.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, presidentët kanë zhvilluar një bisedë e cila është pasuar me takimin e delegacioneve të të dy vendeve.

“Për Malin e Zi dhe qytetarët malazezë, vizita e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, një vend i afërt dhe miqësor për ne, është nder dhe emocion i veçantë”.

“Bisedimet dy-ditore janë një nxitje për të forcuar më tej lidhjet ndërshtetërore, aleate, të bazuara në një vizion të përbashkët për të ndërtuar të ardhmen tonë mbi arritjet euroatlantike dhe vlerat më të larta evropiane”, ka shkruar presidenti malazez, Milo Gjukanoviç në rrjetin social Twitter.

Pendarovski përveç presidentit Gjukanoviq, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Zdavko Krivokapiç dhe zëvendësin e tij Dritan Abazoviq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika