Pendarovski: Nuk do të ketë drejtësi derisa nuk shohim gjykatës dhe prokurorë në burg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se nuk do të ketë drejtësi derisa të ketë në liri gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive dhe sipas tij, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për politikanët

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kritikoi pushtetin gjyqësor e njëherit, edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoni të Veriut.

Në fjalimin e tij vjetor të enjten, Pendarovski tha para deputetëve se “nuk do të ketë drejtësi derisa të ketë në liri gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive”. Kjo e fundit sipas tij duhet të vlejë edhe për politikanët, që sipas tij janë shkaktarët e humbjes së besimit në organet e drejtësisë.

“Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive”, tha Pendarovski. Shteti duhet t’i vendosë kriminelët në burgje të tipit të mbyllur pasi në të kundërtën ata do të vazhdojnë të përdorin paratë e vjedhura nga populli për tu paraqitur para qytetarëve si të ndershëm dhe të virtytshëm. Nuk duhet të ketë vetëm arrestime për publikun, por dënime të gjata me burg dhe kthim të pasurisë së vjedhur. Por duhet respektohet edhe prezumimi i pafajësisë, të mos i dënojmë njerëzit në publik para se të jenë dënuar nga një gjykatë kompetente”.

Sipas Pendarovskit, të gjitha marrëveshjet e rëndësishme që kanë kaluar në legjislativ, si dhe vendimet për ndryshime në Kushtetutë janë mbështetur nga opozita andaj edhe i bëri thirrje që t’i mbështes pasi “qytetarët presin rezultate”.

“Askush nuk duhet t’i bëjë presion apo të kushtëzojë askënd që të votojë kundër vullnetit të tij, por, duke e bërë këtë, të gjithë deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm për dy gjëra: së pari, përmbajtja e propozimit specifik, përfshirja e bullgarëve dhe e pjesëve të kombeve të tjera në Kushtetuta në asnjë mënyrë nuk e shkatërron identitetin maqedonas, dhe së dyti, ata që janë kundër saj sot, nëse vërtet besojnë se BE-ja është qëllimi ynë strategjik, si do të votojnë për këtë ndryshim kushtetues kur do të jenë në pushtet?”, tha Pendarovski.

Ai tha se askush nuk mund të garantojë se Bullgaria nuk do të vendos kushte të reja, sikur që nuk mund të garantojë se këtë nuk do ta bëjë ndonjë nga shtetet tjera anëtare të BE-së, raporton REL.

Lufta Ukrainë-Rusi nuk u mënjanua në fjalimin e tij. Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Ukrainës gjersa nuk kurseu akuzat për Moskën për kërcënim të sigurisë në Evropë  e krahas kësaj, edhe për krizën energjetike dhe atë të ushqimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika