Pendarovski: Përplasjet dhe tensionet ndëretnike lindin kur aktorët politikë e intensifikojnë retorikën nacionaliste

Përshkallëzimi i retorikes politike në Maqedonia e Veriut, e ka shqetësuar të parin e këtij, shtet, Stevo Pendarvskin, ku sipas tij, një gjuhë e tillë e urrejtëse nuk kishte qenë as në kohën e luftës të vitit 2001

Presidenti i Maqeonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Image: Supplied

“Përplasjet dhe tensionet ndëretnike lindin kur aktorët politikë e intensifikojnë retorikën nacionaliste”, kjo është shqetësues për presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

I pari i shtetit ka  thënë  dhe nëse Maqedonia e Veriut mbetet jashtë Bashkimit Evropian ajo nuk do të shpërbehet dhe i ka quajtur manipulime me ndjena të qytetarëve deklarata se nuk do të këtë shtete të Maqedonisë  në intervistën e dhënë për mediumin ‘Focus’.

Pendarovski, ka thënë se i kujtohen vitet e e 90-ta,por sipas tij “OBRM-PDUKM-ja e atëhershme nuk përdorte një retorikë të tillë nxitëse ndaj të tjerëve. Kemi një retorikë të paprecedentë ndaj shqiptarëve, pastaj kemi retorikë antiperëndimore, antiamerikane, antigreke, antibullgare në një nivel të paprecedentë dhe kam frikë se disa breza të rinj të udhëhequr nga retorika e politikanëve mund të duan të provokojnë incidente”.

Ai ka theksuar se as në  luftë e  2001-të  s’kishte  pasur një retorik të tillë siç është tani.

“Në vitin 2001, kur kishim luftë, s’kishte asnjëherë një retorikë të tillë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Mund të përpiqesh të fitosh pikë me një retorikë të tillë, por është e rrezikshme.

Tutje ai  ka tregua se pas  30 vjet për herë të parë  ka  deputet aktual që flasin  për pushkatime dhe prerje koke.

“Nuk mund të jetë një deklaratë legjitime politike. Po njerëzit që dolën për të protestuar në rrugë mendojnë se kjo është vërtet një zgjidhje për disa probleme?”, ishte shpreh Pendarovski.

Pendarovski ka theksuar se ndarjet ndër maqedonase janë të paprecedentë dhe janë destabilizuesi më i madh potencial i vendit.

Për  të parin e shtetit i cili përfaqëson unitetin e ndëretnik në Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit marrëdhëniet ndëretnike nuk janë destabilizuesi më i madh potencial i shtetit, por marrëdhëniet brenda maqedonase janë.

“Nuk mendoj se marrëdhëniet ndëretnike janë aq të këqija sa të fillojë diçka si në 2001, sepse edhe ata që shkojnë me retorikë nacionaliste nxitëse e dinë që sot apo nesër do të kenë nevojë për një partner koalicioni shqiptar. Mirëpo, ndarjet ndër maqedonase janë të paprecedentë, përdoren sasi të mëdha të mjeteve shprehëse në baza ditore, duke filluar e duke përfunduar me frikacakë, varre, tradhtarë…”, deklaroi presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Pendarovski ka thwnw se kishte provuar shpesh herë të bashkoj edhe rivalët më të mëdhenjë ndëretnik, por ka qenë mision i pasuksesshëm.

“Që në ditën e parë të mandatit tim jam përpjekur të bëj njëfarë përafrimi dhe të sjell në tavolinë njerëzit e dy kampeve politike, ndonjëherë edhe të tre kampeve, duke përfaqësuar këtu edhe komponentin etnik. Dhe në vitin 2019 u përpoqa të sillja disa grupe tifozësh në tavolinë, por dështova. Ata vendosën kushte politike. Dhe unë kam pasur tentativë për të bërë një tribunë mes ish anëtarëve të UÇK-së dhe “Luanëve”, të cilët ishin me pushkë në dorë kundër njëri-tjetrit në vitin 2001. Isha afër ta bëja këtë, por edhe kjo dështoi sepse struktura të caktuara politike ndërhynë në të dyja. E kuptoj si një disfatë personale, njerëzore, edhe pse në ato nisma kam hyrë me qëllimet më të sinqerta”, përfundoi Pendarovski.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika