Pengimi i hetimit të Kuvendit për rezervat shtetërore, kritikohet VV-ja

Për të katërtën herë ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Kjo pasi sërish munguan deputetët e LVV-së. Ky veprim i tyre është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, e shoqëria civile.

Kanë kaluar dy muaj që kur institucionet e drejtësisë kanë filluar hetimet, rreth dyshimeve për keqpërdorimeve me rezerva shtetërore, nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, dhe një biznesmeni, pas publikimit në media të disa audio incizimeve.

Madje për këtë, nën pranga gjatë muajit gusht u vunë, dy zyrtarë të MINT-it dhe një biznesmen i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë ka ndodhur me hetimet rreth këtij rasti, derisa të dyshuarit janë liruar nga paraburgimi.

E, përveç hetimit të kësaj afere nga ana e institucioneve përgjegjëse, hetim për këtë janë duke synuar të bëjnë edhe deputetët e partive opozitare.

Megjithatë një gjë të tillë nuk është duke e lejuar partia në pushtet, pasi që për të katërtën herë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen për konstituimin e komisionit.

Për këtë partitë opozitare, vendosën që t’i drejtohen Zyrës Ligjore për hapat e mëtutjeshëm, derisa kanë kërkuan reagim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Ne do ta autorizojmë kërkesën tek kryetari i Kuvendit se çfar të veprojmë tutje. Është hera e katërt që po mungojnë por që do ta presim një mendim nga Zyra Ligjore. Ne nuk do të ndalemi pavarësisht bojkotit, dhe tashmë siç duket janë shndërruar në opozitë të vetvetes”, ka thënë Rashit Qelaj, PDK.

“Normal se nuk vijnë se e kanë urdhrin nga Albin Kurti sepse sekret shtetëror është vendi ku ruhen dhe jo nëse kanë ardhë apo jo. Këtë keqpërdorim nuk mund ta arsyetojnë dhe jam e bindur se mungesa janë me urdhër të diktatorit”, ka thënë Valentina Bunjaku, LDK.

E, veprimet e deputetëve të LVV-së, po kritikohen nga Instituti Demokratik i Kosovës.

”Qasja të cilën janë duke e ndjekur deputetët të cilët vijnë nga partia në pushtet duhet të kritikohet tej mase meqë ata duhet të kujtojnë që pjesmarrja e tyre në tërësi në punën parlamentare dhe vecanërisht në këto funksione duhet të përfaqësojë atë vullnetin qytetar që ata e bartin, meqë ata aty janë si përfaqësues të qytetarëve jo si le të themi përdorak të partive”, Arber Thaçi, hulumtues në KDI.

Drejtori i Departmentit për rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, Hafiz Gara dhe Drejtori i Deparmentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica, e biznesmeni Ridvan Muharremi, u arretuan nën dyshimet se në kundërshtim me procedurat ligjore, një sasi e madhe e miellit dhe vajit është paguar pa u pranuar produktet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika