“Pensionistët janë shndërruar në lypsarë”, Dreshaj thotë se “mashtrimi” po vazhdon

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thekson se ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, vlerëson se pushteti aktual që sipas tij ka ardhur në qeverisje “me program social dhe anti-korruptiv”, i njëjti vazhdon të jetë qeverisja me anti sociale dhe më e korruptuara.

Në një postim në Facebook, Dreshaj thotë se “mashtrimi” i qeverisë aktuale me pensionistët ende vazhdon.

“Mashtrimi me pensionistët vazhdon! Pushteti aktual, i ardhur në qeverisje me program social dhe anti-korruptiv, për këto tre-katër vjet vazhdon të jetë qeverisja me anti sociale dhe më e korruptuara. Kategoria me vulnerabile, pensionerët, anashkalohet skajshëm. Pensionistet, lëre më qe janë jashtë agjendës qeverisëse, janë shndërruar në lypsar, por edhe lëmosha që ju jepet, nuk harmonizohet me koston e jetesës. Deputetët e AAK-së e mbështetën me votë marrëveshjen ndërkombëtare për rregullimin e skemave sociale në vend, përkundër premtimit nga mazhoranca, kjo nuk ndodhi”, shkroi ai.

Ai thekson se ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës.

“Mashtrimi po vazhdon. Kjo qeveri mashtroi të gjithë, edhe votuesin. Të mashtroni ata që shpresuan se do të gëzojnë me pensionim pleqëri të dinjitetshme është më shumë se krim. Ky pushtet duhet të veprojë urgjent duke ua mundësuar shfrytëzimin e kontributeve meritorëve dhe duke i harmonizuar këto me koston e jetës. Nuk mbahet shteti e pushteti me nëpërkëmbje, represalje e shantazhe, por me respekt e nderim të atyre që me shumë sakrificë e sollen të sotmen”.

Dreshaj potencon se pensionistët kanë nevojë për mbështetje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika