“ Pensionistët po keqpërdoren për fushata politike”, Jahaj: Ndalesa për mallrat serbe e ka pasur efektin e vet

Analisti, Kastriot Jahaj u shpreh se vendimi i Qeverisë ndaj të madhe të masave ndaj produkteve serbe është vendimi që nuk duhet të “kamuflohet” apo “mbulohet” ndaj dy kategorive të cilat janë në një gjendje ekonomike të “keqe”. Jahaj tha se pensionistët dhe kategoritë e luftës po “keqpërdoren” për fushata politike.

Jahaj në “Debat Plus” u shpreh se rritja e pensioneve është dashur të ndodhë para tri viteve, në momentin kur ka pasur ndikim tek kostoja e saj.

Ai u shpreh se ndalesa nga Qeveria e Kosovës për prodhimet serbe e kanë pasur efektine vet dhe se nuk është “humbje politikisht” e Kosovës për këtë pjesë. Por nga Qeveria u dashtë me pas një “ujdi” se duhet larguar masat por me këmbim të ndonjë teknike politike në Procesin e Berlinit.

“Dy kategoritë më të keqe ekonomike po keqpërdoren për fushatë politike. Po keqpërdoren në një ditë kur po mundohet në një formë me u mbulu heqja e ndalesës për mallrat e Serbisë. Keqpërdorim I dy shtresave më të cënueshme. Kjo rritje është dashtë para tri viteve, Kur inflacioni ka pas ndikim tek kostoja e jetesës tonë.  Qeveria nuk është dashtë me dale defansivë për  çka po I lejon me hy prodhimet serbe në Kosovë. Dhe me tregu në procesin negociator dhe Procesin e Berlinit çka kanë marrë në këmbin për heqjen e ndalesës për mallrat e Serbisë. Nuk është humbje e Kosovës, politikisht. Kjo masa njëvjeçare e produkteve serbe e ka pasur efektin e vet. Tani është dashtë me u përdorë tani teknikisht dhe politikisht në Procesin e Berlinit dhe jo me keqpërdorë për rritjen e pensioneve”, vijoi Jahaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika