Për 13 vjet në Kosovë u vranë 54 gra, këtë vit tri

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, rikthen në kujtesë edhe 53 vrasje të tjera të grave që kanë ndodhur në Kosovë që nga viti 2010. Këtë vit, ndodhi edhe një prej vrasjeve më të rënda, ai në Pejë ku djali ia preu kokën nënës së tij. Rrjeti i Grave e avokatët thonë se shteti duhet të punojë më seriozisht në parandalimin, në veçanti të rasteve të dhunës në familje

Detajet e zbardhura nga vrasja e Liridona Ademajt, kanë qenë të rënda, por për fatin e keq, lista e grave të vrara në Kosovë të paktën në 13 vitet e fundit është e gjatë, përfshirë disa raste mizore.

Liridona Ademaj, ka qenë gruaja e tretë e vrarë në këtë vit.

Në  muajin gushti, një shtetase argjentinase, që kishte ardhur në Kosovë së bashku me të dashurin, ishte mes viktimave.

Ky i fundit dyshohet se e kishte hedhur nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, e viktima nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve.

Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, përmend disa nga arsyet që qojnë deri në vrasjen e grave.

“Përveç mendësisë patriarkale dhe përveç një fryme tradicionale në të cilët burrat dhe gratë rriten në Kosovë, që burrat i shohin gratë si objekte të tyre dhe i shohin sikur i kanë në pronësi dhe ti mundesh me bë çka don, në raste kur ka dhunë në familje ndikon edhe dënimi që i jepet nga institucionet apo edhe trajtimi që i jepet nga institucionet”, ka thënë Besarta Breznica – RRGK.

Sipas saj, shteti në shumicën e rasteve dështon të mbroje gratë, e të parandalojë rastet e tilla, derisa shtonë se në rastin e fundit atë të Liridona Ademajt, institucionet janë treguar më efikase.

E ndër rastet më të rënda të vrasjeve që ka ndodhur në Kosovë, ndodhi brenda kësaj shtëpie në Pejë, në prill të këtij viti.

Urim Hyseni vrau nënën e tij, duke i shkaktuar 20 plagë vdekjeprurëse në disa pjesë të trupit me mjete të mprehta.

Avokati Yll Zekaj thotë se duke pasur parasysh numrin e vrasjeve ndaj grave që ndodhin në Kosovë, e rritjen e dhunës në familje, këto çështje duhet të trajtohen me prioritet nga institucionet.

“Duhet të kemi një politikë ndëshkimore të mirëfillt dhe të jepen dënime të merituara ndaj kryerësve por gjithsesi shteti duhet të punojë edhe në preventivë, tani e kemi pjesë të legjislacionit edhe Konventën e Stambollit që është drejtpërdrejtë e zbatueshme, kemi strategjinë e sundimit të ligjit dhe për zvogëlimin e rasteve të dhunës në familje, e që shteti nuk po arrin të i zbatojë të njëjtat”, tha Ylli Zekaj- Avokat.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga Janari e deri në tetor të këtij viti kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’, brenda familjes, e që 3 nga viktimat janë gra. Derisa nga viti 2010 e deri më tash janë 54 raste të vrasjes së grave.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika