Për 16 vjet u themeluan 11 komisione hetimore nga deputetët

Konstituimi i komisionit hetimor që synon sqarimin e dilemave për keqpërdorimin me rezerva shtetërore, është duke dështuar për disa herë radhazi. E brenda 16 vjetësh janë themeluar 11 komisione të tilla. Nga Kuvendi i Kosovës kanë ofruar të dhëna për këto komisione hetimore, tek kanë treguar se nga ta vetëm 4 raporte kanë arritur të miratohen nga deputetët

11 komisione parlamentare hetimore janë formuar në Kuvendin e Kosovës për tema të ndryshme brenda 16 vjetësh.

Në vitin 2006 deputetët e atëhershëm kishin themeluar komisionin hetimor lidhur me raportin e zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për gjetjet në Kuvendin e Kosovës, e që më pas kishin miratuar edhe raportin për këtë çështje.

Në të dhënat që zyra e Kuvendit i ka ofruar televizionit Dukagjini, bëhet e ditur se kanë arritur të miratohen vetëm 4 raporte nga këto 11 komisione deri në vitin 2022.

Ndër raportet e miratuar që ka dhënë rezultate tek gjyqësori, është rasti i dëbimit të shtetasve turq më 2018.

Të tjerat nuk janë miratuar nga deputetët për arsye se në disa raste ishte shpërndarë Kuvendi, e në disa raste edhe i kishte kaluar mandati.

“Komisioni Hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës – i themeluar më 1 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar ka përgatitur raport. Raporti përfundimtar është shqyrtuar më 12.04.2019, ndërsa nuk ka arritur të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit më 22.08.2019. Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyesve të lartë civil në Administratën Shtetërore – i themeluar më 28 qershor 2018. Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka përgatitur raport. Komisionit i ka kaluar mandati pa përgatitur Raportin përfundimtar”.

Derisa, aktualisht janë dy komisione hetimore parlamentare që funksionojnë në Kuvendin e Kosovës, ai për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, si dhe ai për rezervat shtetërore i cili nuk është arritur konstituohet për të gjashtën herë radhazi, shkaku i bojkotit të partisë në pushtet.

Por, për mënyrën e funksionimit të këtyre komisioneve hetimore, ka kritika Instituti Demokratik i Kosovës, i cili thotë se shpesh deputetët nuk i trajtojnë shumë seriozisht çështjet.

“Fatkeqësisht në ushtrimin e këtij funksioni deputetët dhe partitë politike kanë çaluar, sepse shumë shpesh kemi politizimin e punës së komisioneve, një prej atyre është komisioni i energjisë, kur pozita ka vendosur të hap një të tyre, e opozita një tjetër, prandaj duke e kujtuar që funksioni i këtij institucioni është i rëndësishëm, dhe ne duhet të i bëjmë thirrje deputetëve që taë e ushtrojnë në një mënyrë më objektive dhe neutrale.”, thotë Arbër Thaçi nga KDI.

Në lidhje me hetimet, që mund të nisin, si shkak i raporteve që dalin nga komisionet hetimore, nuk kanë kthyer përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika