Për 24 orë raportohen mbi 10 raste të dhunës në familje

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje, nga qytete të ndryshme të Kosovës, është raportuar për dhunim seksual, dhunë fizike, psikike, dhe kanosje

Në raportin e 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës, janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje, në të gjitha rastet burrat kanë qenë dhunuesit, është raportuar për ushtrim të dhunës seksuale, fizike, psikike dhe kanosje.

Rastet janë raportuar nga Fushë Kosova, Podujeva, Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Klina, Deçani dhe Peja.

“Fushë Kosovë 16.04.2024, 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 16.04.2024, 14:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike”, thuhet nga raporti i policisë.

Sipas raportit, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor si dhe ka refuzuar urdhrin mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i kanosjes ka ndodhur në Prishtinë, ku burri përmes telefonit ka kanosur gruan tij.

“Prishtinë 10.04.2024, NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit”, thuhet në raport.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime.

Nuk kanë munguar as rastet e raportuara të dhunës psikike, një grua ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

“Prishtinë 04.04.2024, 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke  shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, sipas raportit të 24 orëve të fundit.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit rasti  në procedurë të rregullt.

Pë dhunë psikike është raportuar edhe në Ferizaj, një person nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes.

“Ferizaj 16.04.2024 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim te alkoolit 1.32 promilë ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes”, thuhet nga raporti i 24 orëve të fundit.

Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një rast i rrallë ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë, ku vjehrri, pas mosmarrëveshjeve me nuset ka ardhur deri te shtyerja në mes tyre, të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

‘Fushë Kosovë 16.04.2024 19:46. Raportohet se pas një mosmarrëveshje të anëtarëve të familjes, një mashkull kosovar (vjehrri) dhe dy femra kosovare (nusja dhe kunata) ka ardhur deri te shtyrja në mes tyre me që rast të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët lirohen në procedurë të rregullt.

Në Gjilan është raportuar se një person me të meta psikike, ka fyer nënën dhe mbesën e tij dhe ka kapur mbesën me dy duart për fyti.

“Gjilan 16.04.2024, 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, pasi që i njëjti kishte fyer viktimat femra kosovare, nënën dhe mbesën e tij, si dhe i njëjti mbesën e kishte kapur me dy duart për fyti”, thuhet nga raporti i 24 orëve të fundit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan është raportuar edhe për dhunim seksual, një person raportohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

“Gjilan NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur”, thuhet sipas raportit të policisë.

Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar nga Ferizaj, një grua ka kërkuar urdhër mbrojtjës pasi burri i saj e kishte telefonuar nga Gjermani, dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty.

“Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari”, thuhet në raport.

Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj.

Një rast tjetër i rëndë është raportuar edhe nga Klina, ku një person ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Klinë 16.04.2024-10:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari me të meta mendore sipas raportit të mjekut është dërguar në mbajtje.

As Deçani nuk ka mbetur pa raportime të dhunës, një person ka përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij.

“Deçan 16.04.2024 20:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti si recidivist i veprës edhe sot kishte përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rast i ngajshëm me këtë të fundit ka ndodhur edhe në Pejë, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika