Në një postim të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në Facebook thuhet se në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë e 867 vizita ambulantore.
Përveç vizitave ambulantore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 janë bërë 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), 1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB).
“Gjithashtu, janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë të tjerë neuroendokrine”, thuhet në postimin e SHSKUK-së.
Mes të tjerash, në postim thuhet se në të njëjtën kohë, është duke u punuar me intensitet edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike, si dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të EVP-se dhe Kongresit të Diatologjise që do të mbahet në nëntor të këtij viti.