Për gjashtë muaj Kuvendi shpenzoi afër 4 milionë euro

Mbi 3.8 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës vetëm në periudhën e parë të këtij viti, këto të dhëna u thanë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

Foto: Kuvendi i Kosoves,

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u.d i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka prezantuar raportin e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 për pesë kategori.

Sipas Loshit, shpenzimet e Kuvendit prekin shumën prej tre milionë e 880 mijë e 950 eurosh ose 35.74% e realizmit të buxhetit për 2023.

Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit të Kosovës, deputetë e opozitës dhe mazhorancës ankohen për mungesë të kushteve për punë.

Deputeti nga Vetëvendosje, Visar Korenica, ka adresuar kritika ndaj anëtarëve të administratës së Kuvendit.

Ai ka kërkuar përgjigje lidhur me pajisjet elektronike në Kuvend për votim, dhe shtoi se tash e disa vite nuk janë funksionale.

“Statusi i pajisjeve të Kuvendit që nuk janë funksionale tash e një kohë po krijon probleme gjatë votimit, shpeshherë edhe zërimi nuk është në rregull. Çka nuk po funksionon me pajisjet e zërimit, nuk është në funksion të plotë sistemi apo vetëm pjesa e votimit. Duhet dikush ta marrë përgjegjësinë pse sistemi nuk funksionon pothuajse për tri vjet. Nuk mund t’i pranoj arsyetimet, nuk ka mundësi mos me pasë një operator që e kryen një punë teknike”, ka thënë Korenica.

Për këtë, Loshi ka thënë se ka probleme teknike dhe se përgjegjësia nuk është tek Administrata e Kuvendit.

“Sa i përket pajisjeve ka probleme disa vite, kur një pjesë e mikrofonave nuk janë funksionalë. Nuk ka përkrahje, nuk prodhohen më këto pajisje, nuk ka në treg, prodhuesi ka mbyllë sa i përket atij lloji. Në të dy rastet ka probleme teknike, për atë qëllim është planifikuar buxheti për blerjen e pajisjeve të reja. Ky projekt është në procedurën e realizimit. Përgjegjësia nuk është tek Administrata e Kuvendit”, ka thënë Loshi.

Ndërkaq, deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka potencuar se shpenzimet e kryetarit të Kuvendit duken të jenë goxha të jashtëzakonshme, derisa kërkoi edhe shpjegime për to.

“Mbi 51 mijë euro janë shpenzuar për kryetarin dhe kabinetin e tij për shëtitje brenda dhe jashtë vendit për dreka dhe darka. Duket goxha një shpenzim i jashtëzakonshëm, a ka pasur planifikime. Është një shpenzim i jashtëzakonshëm, a ka pasur planifikime aq të mëdha për një periudhë kaq të shkurtër”, ka potencuar Lushtaku.

Për këtë, Loshi ka bërë të ditur se sa u përket këtyre shpenzimeve vendos Kryesia e Kuvendit.

“Çdo shpenzim i kryetarit, e nënkryetari, deputetit për udhëtim zyrtare brenda dhe jashtë për akomodim bëhet me vendim të Kryesisë. Çdo shpenzim administrate, Kuvendi e zbaton, ka për detyrë dhe obligim t’i zbatojë vendimet. Vendimet e Kryesisë janë të detyrueshme për zbatim nga administrata e Kuvendit”, ka potencuar Loshi.

Ankesa pati edhe nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj, po ashtu, ngriti sërish shqetësimin për zyrat e deputetëve. Sipas tij, takimet e punës po bëhen në kafene për shkak të mungesës së zyrave.

“Është kërkesë që të kemi zyra. Sa keni tentuar që të gjeni hapësira që të akomodohen deputetet? Kërkesa është e kamotshme, por s’është realizuar, vetëm një zyrë dhe jo t’i bëjmë takimet në kafene, jemi në këtë gjendje”, ka deklaruar Lekaj.

Lidhur me këtë, Loshi ka deklaruar se për momentin nuk ka ndonjë zgjidhje për këtë çështje.

“Për momentin nuk është që ka një objekt ose zgjidhje të caktuara për këtë çështje”, ka shtuar Loshi./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika