Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se të premten e shtatë tetorit derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se pas ngjarjes ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit.
“ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së kanë njoftuar se djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe janë duke kërkuar nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.