Për herë të gjashtë dështon konstituimi i komisionit për rezerva shtetërore, sërish bojkotohet nga VV-ja

Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e VV-së e kanë detyrim të vijnë në komision për t’i informuar qytetarët e Kosovës në lidhje me rezervat shtetërore

Për herë të gjashtë me radhë ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Edhe kësaj radhe, këtë komision e kanë bojkotuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e VV-së e kanë detyrim të vijnë në komision për t’i informuar qytetarët e Kosovës në lidhje me rezervat shtetërore.

“Nuk kemi sqarim me shkrim, pse s’po vijnë, po e bojkotojnë vetëm punën e këtij komisioni. Shtrohet pyetje pse? Sepse është i vetmi që po merret me hetimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Mund të themi se deputetët e VV-së, me bojkotimin e komisionit ta bojkotojnë informimin e qytetarëve për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, vajit, grurit, e.t.j.”, tha ai.

Tutje, Qalaj tha se kanë kërkuar interpretim nga zyra ligjore, dhe se, sipas tij, opinioni që e kanë marrë deputetët ka shkaktuar edhe më shumë konfuzitet.

“Ne i kemi dërgu një letër zyrës ligjore për një interpretim për çështjen e mungesës së VV-së në komision. E kemi marrë një opinion pa opinion. Është opinion që e shton konfuzitetin, nuk janë sqaruar asgjë. Vetëm janë përmendë detyrimet e deputetëve që janë të obliguar që të marrin pjesë në punën e kuvendit dhe trupave ndihmëse, komisione. Nuk kanë sqaruar asgjë më shumë se çfarë mund të bëjmë gjatë procedurave, se a mund t’i zëvendësojmë deputetët nga partia e njëjtë, apo kemi të drejtë të vazhdojmë dhe të kërkojmë edhe anëtarë nga parti të tjera”, tha ai.

Qalaj paralajmëroi se javën e ardhshme do t’i bëjnë publike disa fakte, të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

“Dyshimet për keqpërdorim, sidomos për grurin dhe vajin janë të bazuara, sepse kemi shumë fakte, që do t’i bëjmë publike javën e ardhshme, do t’i bëjmë publike edhe njerëzit që kemi planifikuar, dhe do duhej të ishin këtu, Albin Kurti dhe njeriu i fundit që ka qenë i përfshirë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika