Për herë të parë do të emërohet ambasadori i Arktikut

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken do të emërojë ambasadorin e parë të Arktikut, emërimi i të cilit është subjekt i miratimit të Senatit. Ky ambasador do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut duke përfshirë Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë

Fotoilustrim

Duke marrë parasysh rritjen e aktvitetit ushtarak rus në rajon, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një Ambasador për Arktikun.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ‘Ambasadori i Madh’ do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior. Të premten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.

Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut duke përfshirë Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Paqja dhe stabiliteti në rajon janë me “rëndësi strategjike kritike” për SHBA-në dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, shtoi ai.

Blinken së shpejti do të emërojë ambasadorin, emërimi i të cilit është subjekt i miratimit të Senatit. Ky njoftimi vjen pasi Rusia ka rritur praninë e saj pranë Polit të Veriut, ndërsa Kina ka ndërtuar stacione kërkimore në Arktik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Arktikun kanadez të premten e 26 gushtit , ku tha se aftësitë e Rusisë në veri janë një sfidë strategjike për aleancën ushtarake. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për shtrirjen e Kinës në Arktik për kërkimin e anijeve dhe burimeve, raporton BBC.

“Pekini dhe Moska janë zotuar gjithashtu të intensifikojnë operacionin praktik në Arktik. Kjo është pjesë e thellimit të partneritetit strategjik që sfidon vlerat dhe interesat tona,” tha ai.

Lisa Murkowski, një senatore republikane për Alaskën, ka përshëndetur emërimin e një ambasadori të Arktikut duke thënë se ShBA kishte qenë i vetmi vend Arktik pa përfaqësim të përkushtuar diplomatik për rajonin në nivel ambasadori.

Ambasadori i ri do të zëvendësojë pozicionin e mëparshëm amerikan të Koordinatorit të Arktikut, të mbajtur nga diplomati i karrierës Jim DeHart.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika