Për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoni, sot votohet Qeveria teknike

Në ora 11:00 do të fillojë seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë këtë të diel Qeverinë teknike me mandatar Talat Xhaferin.

Në ora 11:00 do të fillojë seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.

Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik, i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar, përkatësisht është i cunguar nga fuqia ekzekutive.

Ligji mbi Qeverinë përcakton kompetencat e organit ekzekutiv dhe të resorëve brenda saj, kryesisht të atyre që udhëhiqen nga opozita apo kanë zëvendësministra plotësues.

“Të gjitha aktet e kompetencave udhëheqëse duhet të nënshkruhen nga zëvendësi plotësues, përkatësisht zyrtari udhëheqës-plotësues. Derisa akti nënshkruhet vetëm nga një person, konsiderohet se i njëjti nuk ka fuqi juridike dhe nuk mund të ekzekutohet”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 44.

“Secili akt i bazuar në këtë ligj i dorëzohet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Ministri dhe zëvendësministri plotësues janë të obliguar që menjëherë dhe në afat më së voni prej një dite të miratojnë ose hedhin poshtë aktin e bazuar në ketë ligj”, thuhet në Ligji për Qeverinë, Neni 46.

Talat Xhaferi në cilësinë e mandatarit i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë, përfshirë edhe programin qeverisës.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpalosur emrat të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të parë shqiptar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika