Për herë të parë që nga lufta në Ukrainë, shefi i ushtrisë amerikane flet me gjeneralin rus

Pas hyrjes së Ukrainës në javën e 12-të të luftës, Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley flet me Gerasimov-in, Gjeneralin rus

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley ka biseduar me shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, përmes telefonit, ka konfirmuar ushtria amerikane.

“Udhëheqësit ushtarakë diskutuan disa çështje shqetësuese që lidhen me sigurinë dhe ranë dakord të mbajnë linjat e komunikimit të hapura,” ka thënë një zëdhënës i Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA, transmeton “Reuters“.

Thirrja u bë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, foli me homologun e tij rus javën e kaluar, hera e parë që kur Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka thënë se Austin beson se biseda, një orëshe, ishte e rëndësishme në përpjekjen për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura. Ajo nuk zgjidhi ndonjë “çështje akute” ose çoi në ndonjë ndryshim në atë që rusët po bëjnë. Lufta hyn në javën e 12-të të saj.

Thirrja e iniciuar nga Austin shënoi kontaktin e nivelit më të lartë amerikan me një zyrtar rus që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Kjo është biseda e parë mes Austin dhe Shoigu që nga 18 shkurti, një javë para fillimit të luftës.

Një zyrtar tjetër i lartë tha të premten se Milley pritet të kontaktojë gjithashtu homologun e tij, gjeneralin Valery Gerasimov, shefin rus të shtabit të përgjithshëm.

Në një deklaratë, Pentagoni tha se Austin “kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit”.

Disa zyrtarë e përshkruan thirrjen si një hap pozitiv, por thanë se nuk kishte asnjë arsye të qartë pse rusët vendosën të vazhdonin me bisedën të premten. Zyrtari i mbrojtjes tha se SHBA shpreson se do të shërbejë si një trampolinë për bisedat e ardhshme dhe se u duk se kërkesa e Austin për komunikim në të ardhmen u pranua.

Zyrtari e cilësoi tentorin e thirrjes si “profesionale”, por nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e saj.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika