Për herë të pestë hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias

Hapet zyrtarisht Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias, Shteti i Kosovës prezantohet me “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit Jakup Ferri

Kosova ka hapur zyrtarisht të enjten më 21 prill, Pavijonin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie të Italisë, me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë” të artistit kosovar Jakup Ferri.

Shteti i Kosovës prezantohet këtë vit në ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor. Gjatë hapjes, është thënë se pjesëmarrja në Bienale është dëshmi e potencialit që ka Kosova.

Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias është përuruar këtë pasdite. “Monumentaliteti i përditshmërisë”, në hapësirën ekspozuese të veshur me piktura e tapiceri, shfaq ngjyra vibrante.

Veprat e artistit Jakup Ferri sodisin të përditshmen duke e paraqitur me llojllojshmëri ngjyrash, që japin motivim jete.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në postimin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se festivalet ndërkombëtare të Kosovës, edhe këtë vit, do të sjellin emra të njohur të artit nga e gjithë bota, nga filmi te muzika, edhe nga arti pamor e deri tek romani grafik.

Ai shtoi se artistët tanë nga e gjithë bota, përmes festivaleve e ngjarjeve të artit, kanë krijuar identitet të fuqishëm ndërkombëtar.

Gjithashtu, Kurti deklaroi se do të ndahen 20 bursa për studim në arte dhe trashëgimi kulturore në universitete botërore. Kurse, gjatë pjesës së dytë të vitit, do të vendosen themelet e institucionit më të ri shtetëror të artit, Muzeut të Artit Bashkëkohor, e cili do të jetë një mundësi shtesë për integrim dhe forcim të pozicionit të Kosovës në skenën botërore të artit pamor.

Albin Kurti, kryeminstri i Kosovës

Kurti tregoi se do të nënshkruajë marrëveshje të bashkëprodhimit filmik me Francën në festivalin e Kanës, dhe me Izraelin më vonë gjatë këtij viti.

“Organizatat kulturore dhe artistët e pavarur do të gëzojnë mbështetje të rritur për paraqitje ndërkombëtare. Arti është ura jonë lidhëse me botën”, ka thënë Kurti.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se hapja e pavijonit është një ngjarje jashtëzakonisht me rëndësi, dhe se është ndjerë krenar që shfaqet në një mjedis plot energji pozitive. Gjithashtu, ka thënë se gjithçka brenda pavijonit është punuar deri në detajin e fundit dhe se po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve.

Hajrullah Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në hapjen e pavijonit

“Krenari pa fund të shohim punën e artistit Jakup Ferri dhe paraqitjen dinjitoze të vendit tonë në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të artit. Hapësira plot jetë e pavijonit ku gjithçka brenda tij është e punuar dhe kuruar deri në detajin e fundit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve dhe ky fakt na gëzon shumë”, ka shkruar Çeku.

Gjatë hapjes, kuratorja gjermane, Inke Arns, ka thënë se në hapësirën prej 120 metrash katrorë nëpërmjet veprave të Ferrit ka ndërlidhje poetike ndërmjet njerëzve, kafshëve dhe objekteve.

Inke Arns, kuratorja gjermane në hapjen e pavijonit

Ekspozita e artistit Ferri ka prezantuar piktura, qëndisje dhe qilima me ngjyra që vetëm me të parë të fuste në një botë tjetër.

Artisti Jakup Ferri dhe djali i tij në hapjen e pavijonit

Kuratorja gjermane Inke Arns, ekspozitën e Ferrit, e ka quajtur si ndërlidhje poetike, mes njerëzve, kafshëve dhe objekteve.

Ndërkaq, i pranishëm ishte edhe Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kulturë, i cili ka thënë se Pavijoni flet për potencialin që ka Kosova.

Në edicionin e këtij viti, të 59-in me radhë, Kosova merr pjesë për herë të pestë në Ekspozitën e Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia.

Po ashtu, pavijoni i shtetit më të ri të Evropës është krahas atij të Ukrainës, që paraqitet me ngjyra të zymta. Ndërsa Rusia këtë vit nuk merr pjesë fare në Bienale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika