“Për identitet dhe dinjitet” në Serbi, shqiptarët marshojnë në Preshevë

Për identitet dhe dinjitet, për herë të dytë brenda disa javësh shqiptarët që jetojnë në Serbi kanë marshuar në kërkim të ndaljes së diskriminimit nga Serbia. Në marshin e organizuar në Preshevë pos përmes pankartave, pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre edhe ndaj Beogradit por edhe ndaj ndërkombëtarëve i adresuan edhe përfaqësuesit politikë

Disa javë pas marshimit në Bujanoc, shqiptarët që jetojnë në Serbi, kanë marshuar përsëri, tash në Preshevë, kërkesa është e njëjtë, marshim “Për Identitet dhe Dinjitet”. Por jo vetëm. Qytetarët adresuan porosi për Beogradin e ndërkombëtarët.

Pranë gjykatës, Policisë e institucioneve të tjera, simbolikisht u kërkua që të ndalet pasvizimi i adresave e që shërbimet të ofrohen edhe në qytetet ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm në qendrat e mëdha.

Një plak thotë për një letër po duhet me shku në Nish

Në drejtim të qendrës së qytetit shqiptarët marshuan me porositë, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv”, “Duam libra shqip”, “USA-BE monitorone Serbinë”.

Shaip Kamberi – Deputet në Kuvendin e Serbisë deklaroi se “ Javën e kaluar kam pasur disa takime me përfaqësues diplomatik në Beograd. Ka reagime të Ndërkombëtarëve. Akoma nuk kemi reagime të drejtpërdrejta të qeverisë në Beograd. Por që situata është serioze. Dhe këto protesta tregojnë seriozitetin e veprimit tonë. Bëjm me dije në Beograd që të fillojnë me dialog.”

Nevzad Lutfiu – Këshilli Kombëtar Shqiptar tha se “ Ju po e shihni se ditë e më shumë po zbrasemi komuna e Preshevës. Nuk kemi kohë që të dialogojmë, mjafton marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara të realizohen”.

Pos Kamberit e Lutfiut, porosi ka edhe nikoqirja, kryetarja e Komunës.

Ardita Sinani – Kryetare e Preshevës tha se “ Jemi pakica më e diskriminuar dhe më e shkelur. Asnjë pakicë në Ballkan nuk i mohohet identiteti kombëtar”

Për çështjen e diskriminimit të komunitetit shqiptar dhe pozitës së tij në Serbi flet edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi praktikat e të drejtave të njeriut në Serbi.

Në raportin e para dy viteve përmendej 13 herë pakica shqiptare dhe ndër të tjerash thuhej se, “shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale”.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika