Për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po arrestohen në Serbi “s’ekziston shteti”: Hasan Dakaj i lënë pas dore

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, i cili u arrestua në janar 2024 nga autoritetet serbe dhe mbahej në paraburgim për akuza të krimeve të luftës, është liruar më 2 janar 2025. Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, dhe familja kanë kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e mbështetjes gjatë kohës së paraburgimit... Ndërkohë, dy ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa, vazhdojnë të mbahen në burg në Serbi

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i arrestuar më 6 janar 2024 në pikëkalimin kufitar të Merdares nga autoritetet serbe, është liruar më 2 janar 2025 pas pothuajse një viti paraburgimi.

Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës në Beograd e kishte akuzuar Dakajn për gjoja krime lufte kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës së vitit 1999.

Avokati i Dakajt, Xhevdet Smakiqi, ka ngritur shqetësime për trajtimin e tij gjatë paraburgimit, duke e cilësuar arrestimin si një “kidnapim”.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e përfshirjes dhe mbështetjes për Dakajn dhe familjen e tij.

“Prej ditës së arrestimit ka qenë një pasivitet i pashpjegueshëm apo injorim total i rastit të Hasan Dakaj nga ana e institucioneve të Kosovës… Ndërkohë që pas lirimi dhe deri më sot, askush nga Qeveria nuk e ka vizituar familjen Dakaj. Dhe për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po i arreston Serbia tash, nuk ekziston shteti apo Republika e Kosovës”, ka thënë Smakiqi në FIVE të Dukagjinit.

Kritikat e avokatit përfshijnë edhe një mungesë të angazhimit për të ofruar ndihmë juridike.

Smakiqi përmendi faktin se një fshat i tërë ka mbuluar shpenzimet për mbrojtjen ligjore të Dakajt, ndërsa institucionet shtetërore kanë qëndruar në heshtje.

“Pjesëtarët e UÇK-së kanë luftuar që ta formojnë një shtet dhe, të detyrohet një fshat i tërë i mbulojë shpenzimet procedurale për përfaqësimin në procedurë penale nga avokatët serbe dhe të ekzistojë Republika e Kosovës dhe të ndahen fonde për lloj lloj kategorish në shoqëri, qoftë edhe për luks. I bie që nuk ekziston Republika e Kosovës për pjesëtarët e UÇK-së. Edhe ky ambient anti-UÇK po kontribuon që Serbia t’i arrestoj kudo që i gjen”, ka shtuar Smakiqi.

Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, theksoi se institucionet e Kosovës kanë detyrime ligjore për të mbrojtur qytetarët e saj.

“Ekziston një mori dokumentesh ligjore të brendshme të vendit, të cilat autorizojnë institucionet e Kosovës. Në këtë rast shërbimet konsullore në vendet përkatëse për të intervenuar, për tu kujdesur për qytetarët e vet. Që të kenë një mbrojtje të përshtatshme, që respektohet integritet dhe dinjitetit i tyre, që të ketë një gjykim të drejtë… meqë në këtë rast po flasim për Serbinë, Serbia është nënshkruar e disa konventave ndërkombëtare. Përkatësisht Konventës Ndërkombëtare për Lirit dhe të Drejtat e Njeriut dhe prej 2004 është palë ndërgjyse në Gjykatën Evropiane të Strasburgut. Prandaj minimumi që mund të bëjë është trajtimi i shkelje në këto mekanizma ndërkombëtar për tu siguruar që është në pajtueshmëri të një gjykimi të drejtë, trajtimit të dinjitetit dhe integritet të personave që janë arrestuar”, ka theksuar Jashari.

Ndërkohë, familja e Hasan Dakajt shpreh zhgënjimin për neglizhencën e institucioneve.

“Për besë gjendjen nuk e ka të mirë. Por ndoshta më kohën kanal dale… bile edhe e kemi çuar të mjeku për vizitë, pasi nuk në gjendje të mirë. Asnjë natë prej se ka dal prej burgut nuk e ka bërë as një orë gjumë gati.

Deri më tani askush prej shteti nuk ka ardhur. Vetëm shoqatat e dala nga lufta kanë qenë në vizitë… pasi nuk kanë ardhur deri tash askush, e ndijim vetëm të lënë pas dore, normal”, ka thënë Gzim Dakaj, vëllau i Hasan Dakajt.

Ngjarja e Dakajt nuk është e izoluar. Në Serbi aktualisht po mbahen dy ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa, të cilët po përballen me akuza për krime lufte. Mehmetaj u dënua muajin e kaluar me gjashtë vjet burgim, ndërsa Mustafa vazhdon të mbahet në paraburgim.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika