Për Jennifer Lopez crop tops janë arma e veshjeve në kohën e lirë

Jennifer Lopez i është rikthyer stilit të saj casual, pas një muaji mjalti ëndërrimtar në Evropë me fustane verore dhe rroba banje elegante. Këngëtarja dhe aktorja tani është në Los Angeles, dhe është parë e veshur me bluzat e saj ikonike dhe pantallonat e gjera

Jennifer Lopez

Pas një muaji mjalti romantik në Paris me bashkëshortin e saj të ri Ben Affleck, dhe një udhëtim të shpejtë në ishullin italian Capri, ylli botëror Jennifer Lopez tani është kthyer në Los Angeles.

Çifti duke shëtitur dorë për dore në Capri

Fustanet, pantallonat e shkurtër përcaktuan veshjet e saj të muajit të mjaltit, por tani ajo është kthyer në veshjet e pantallonave të gjatë dhe të gjera me bluza të shkurtra.

Jennifer Lopez

Më 7 gusht, Lopez ishte veshur me pantallona të bardha me qepje me kontrast dhe një bluzë të bardhë të prerë me mëngë të gjata me syze dielli aviato. Sipas Vogue, veshjet e saj po tregojnë se stili që ajo përparoi në “Noughties” po i shërben ende mirë në vitin 2022.

Air Jordan 1s dhe një çantë Dior kompletoi pamjen e saj.

J Lo ka veshur veshje të guximshme si në skenë, ashtu edhe jashtë saj, që nga vitet ’90-ta, dhe kuptohet që nuk ka ndërmend të mbulohet tani.

Këto ditë ajo vesh bluza të lirshme luksoze sportive.

Jennifer Lopez, me një veshje shumëngjyrëshe

Ndërkaq, ajo u dallua me një veshje shumëngjyrëshe, teksa po shkonte në një studio kërcimi në Los Angeles të hënën.

53-vjeçarja kishte veshur pantallona sportive dhe mbante një çantë lëkure jeshile. Si aksesor mbante, po ashtu, syze dielli të mëdha me kornizë të kuqe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika