Për kategori të veçanta shpërndahen grante bujqësore në Pejë

28 persona kanë qenë përfitues të serave dhe makinerive bujqësore nga Syri i Vizionit i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim. Përdallim nga herat e tjera, përfituesit këtë here, kanë qenë, dy kategori të ndryshme, grat dhe personat më aftësi të kufizuara

Me bujqësi merret tash e dy dekada, por këtë here, Sadik Lipa po e ka më të lehtë kultivimin e fidanëve në seren e tij.

Lipa në rrëfimin e tij për Dukagjinin ka treguar që sera ka pasur edhe më herët por kushtet atmosferike kanë bërë që të mos shoh hajrin e tokës së punuar në Istog. Por tash duket se gjendja i ka ndryshuar pozitivisht.

“Unë e kom përfitu seren dhe tre kilovat solare, në mënyrë që gjatë vitit më pas produkte të freskëta. Unë kom fitu sere, kom mbjell fidane të domateve, specave edhe trangujve,” tha fermeri nga qyteti i Istogut, Sadik Lipa.

Ai tregon se më kultivimin e kulturave bujqësore arrijnë që të mbaj familjen e tij,  prej nëntë anëtarësh.

Lipa është vetëm njëri nga 28 përfituesit e dy kategorive, grave dhe personave më aftësi të kufizuara, e të cilët,  ishin pjesë e një trajnimi një vjeçar, të siguruar nga organizata, “Syri i Vizionit” nga Peja.

“Brenda trajnimeve ata kanë zhvillu iden së cilin planë të biznesit dëshirojnë me bë. Mbi 50 plane të Biznesit janë paraqit dhe janë përzgjedh, 28 plane. Afër 150 mijë euro, janë dhënë  në këto plane të biznesit dhe 15 mijë euro I ka ofru, Komuna e Pejës,” tha Qenan Bardhaj nga organizata “Syri i Vizionit”.

Përveç serave, nga ky grant që është i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot fyr die Welt, janë dhënë edhe makineri bujqësore.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika