“Për kontributin në dhënien falas të teksteve shkollore”, Haxhiu i ndan “mirënjohje” ish-ministrit Hoxhaj

Deputeti Bekim Haxhiu i dorëzoi një “mirënjohje” i ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka bërë një gjest paksa ironik karshi pushtetit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Gjatë seancës, Haxhiu i dorëzoi një “mirënjohje” modeste ish-ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, duke vlerësuar nisjen e shpërndarjes falas të teksteve shkollore nga ana e tij.

Haxhiu e shfrytëzoi këtë gjest për tua kujtuar deputetëve të shumicës se Hoxhaj ishte ai që e filloi për herë të parë këtë proces të rëndësishëm për arsimimin në vend, dhe se është e padrejtë të anashkalohet kontributi i tij.

Mirënjohja e dorëzuar, ishte për të kritikuar edhe mënyrën se si po zhvillohet procesi aktual nga Qeveria Kurti gjatë dy viteve të fundit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika