“Për mua ishte vdekja e dytë e djalit”, nëna e Astrit Deharit rrëfehet për rastin e zhdukjes së mostrave

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit

“Unë e kam e dëgjuar në lajme që kanë humbur mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun pasi për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit. Unë nuk e di se si mund të konsiderohet ndryshe përpos vdekje kur dikujt i vidhet gjaku”.

Këto ishin fjalët e Xhemiles nënës së tashmë të ndjerit Astrit Dehari, për zhdukjen e mostrave të djalit të saj.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se janë zhdukur mostrat e të ndjerit, Astrit Deharit, nga laboratori i toksikologjisë.

Haxhiu kishte theksuar se në këtë vend kanë qasje vetëm 3 persona.

Ndërsa, edhe nëna e Astrit Deharit gjatë intervistës për emisionin Debat Plus ka thënë se nëse në vendin e zhdukjes së mostrave kanë qenë vetëm tri punëtore dhe prokurori i rastit edhe pas gati tre muajve nuk e ka zbuluar akoma se cila ka “vjedhur gjakun” e të birit.

“Tri punëtore kanë qenë dhe kanë kaluar gati tre muaj nga zhdukja e mostrave a nuk po mundet prokurori me zbulu se cila ka vjedhur gjakun dhe se pse është vjedhur, unë person i thjesht do të mundesha ta zbuloja deri më tani”, është shprehur ajo.

Zonja Xhemile ka shtuar se detajet e humbjes së këtij gjaku kurrë nuk i ka mësuar, por pyetjet nga ana e saj nuk mungojnë.

“A thua është kontrolluar ai gjak që nga dërgimi në Zvicër? A është kthyer ai nga Zvicra? U tha se në laborator kanë qenë tre veta që kanë emër e mbiemër. Prokurori thonë se i ka marrë në pyetje, por ne nuk kemi info pasi nuk jemi takuar pothuajse kurrë me prokurorin”.

Po ashtu, ajo ka thënë se raporti shtesë që kishte ardhur nga Zvicra në prill të vitit 2022 në atë raport 18 faqesh, sipas saj dy faqe shkruhet për analizën toksikologjike që është bërë, një faqe është konkluzionet, dhe faqet tjera janë të gjitha për mjetet e papërdorshme që i ka dërguar Prokuroria në Zvicër.

Prandaj sipas saj kjo do të thotë prej 18 faqeve vetëm tri faqe janë që shkruhen për diçka që janë përdorur dhe të tjerat janë të papërdorshme.

Ajo ka treguar se pas zhdukjes së mostrave ka marrë sinjale nga punëtoret në vendin ku ruhen këto mostra duke i thënë se nuk kanë ndonjë faj në zhdukjen e tyre.

“Unë me pas qenë në vend të tyre të më humbet gjaku i dikujt kisha dhënë dorëheqje vetë por këto i kanë marrë prapë çelësat dhe bëjnë kontrollet e mostrave nuk e di unë se qysh munden. Plus më dërgojnë sinjale duke thënë se unë jam shumë e pastër, nuk e di se cila është se nuk i njohë, nëpërmjet vajzës i ka thënë se tregoj nënës tënde që unë kam punuar aty dhe se jam shumë e pastër”, ka treguar ajo.

Ndër të tjera, zonja Xhemile ka thënë se nuk kanë asnjë kontakt me prokurorin e rastit, Dehari, por se e kanë takuar vetëm një herë dhe gjatë takimit nuk ka thënë asnjë fjalë siç duhet dhe se i ka përzënë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika