Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini pas diskutimeve për Ballkanin, në pjesën e dytë panelistët po flasin për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.
Ismet Munishi mendon se për dallim nga edicioni i kaluar kur Malisheva luftonte për mbijetesë, në këtë stinor duhet të ketë synim garat evropiane.
”Duhet të pretendojnë për Evropë. Synimi i Malishevës duhet të jetë të futet në garat evropiane, ndoshta edhe nuk e arrin, nuk është ndonjë dështim i madh. Por, duke e parë organizimin e ligës që është shumë më e dobët se vitin e kaluar, prapë këtë sezon të katandiset të luftojë atje poshtë, për mua nuk është në rregull,” tha ai.
Kujtojmë se Malisheva në dy ndeshjet e para kishte arkëtuar pikët e plota, ndërsa pësoi humbje të shtunën ndaj Prishtinës me rezultat 3-1.