Për një muaj, në Gjakovë janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro  

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se me kërkesë të saj janë sekuestruar sende me vlerë rreth 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Gjakovë





Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore gusht-shtator të vitit 2021, ka parashtruar tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve me vlerë, të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Objektet e konfiskuara sipas Prokurorisë janë, tre eskavatorë, një kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tre (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprës penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se, Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika