Për një qershor Petrol Company gëzon fëmijët e shtruar në Repartin e Hemato-onkologjisë

Si çdo qershor tjetër edhe në këtë 1 qershor, Petrol Company ka vazhduar tashmë me traditën e zakonshme për dhurimin e pakove ushqimore por edhe lodrave për fëmijët e hospitalizuar në Repartin e Hematoonkologjisë të Spitalit të Pediatrisë. Ata së bashku me këngëtarin “The Victor” dhe aktorët e serialit humoristi “Fara e Flliqt” përpos dhuratave, fëmijëve të shtrirë aty u dhuruan edhe gëzim

Si çdo qershor tjetër, edhe këtë 1 qershor Petrol Company u përkujdes që t’ua bëj fëmijëve më të ëmbël festen e tyre.

E këtë radhë ata së bashku me këngëtarin “The Victor” si dhe aktorët e humorit “Fara e Flliqt” kishin vendosur që t’i vizitonin fëmijët e hospitalizuar në spitalin e Pediatrisë, në repartin e Hemato-onkologjisë.

Për dhomën e lojrave të këtij reparti, Petrol Company dërgoi lodra nga më të ndryshmet, për t’ua bërë më të lehtë qëndrimin fëmijëve aty.

E 32 fëmijëve të shtruar në këtë spital, Petrol Company së bashku me këngëtarin “The Victor” si dhe aktorët e serialit humoristi “Fara e Flliqt” përpos që i gëzuan me praninë e tyre, u dhuruan edhe pako ushqimore.

Ndërkohë për këtë donacion dhe për lumturinë që u dhuruan fëmijëve në ditën e tyre, falënderues u shprehën prindërit e tyre por edhe stafi mjekësor i repartit të Hematoonkologjisë.

E nga Petrol Company thanë se kjo nuk është hera e parë që kjo kompani dhuron donacione për këtë repart, por nuk do të jetë as e fundit, duke e shndërruar tashmë në tradita daljen në ndihmë të këtyre fëmijëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika