Për shkak të motit të keq në Shqipëri, bllokohet Rruga e Arbrit

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, rruga e Arbërit në Shqipëri është bllokuar për qarkullim

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë bllokim të Rrugës së Arbrit në Shqipëri.

Policia Rrugore njoftuar se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet ‘bypass’ Qafë Muzinë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Më tej, policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj” thuhet në njoftim.

Prej disa ditësh, moti i keq ka mbërthyer edhe Shqipërinë, duke sjellë përmbytje në disa zona. Një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi shtim reshjesh, vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika