Për shkak të zhvillimeve në veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në Forumin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë pjesëmarrjen e tij në konferencën për sigurinë globale, Globsec, që po mbahet në Bratisllavë.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtoi se kjo pjesëmarrje është shtyrë për shkak të zhvillimeve në vend.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, tha Kryeziu.

Kurti paraprakisht kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiqi i bëri komentet në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika