Për të katërtën herë tentohet konstituimi i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Të premten e 13 tetorit për të katërtën herë me radhë do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla

Qeveria e Kosovës

Të premten e 13 tetorit, për të katërtën herë me radhë, do të tentohet të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, kundër këtij komisioni hetimor ka dalë lëvizja Vetëvendosje.

Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në njërën nga seancat e Kuvendit se peticioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e i nënshkruar nga 41 deputetë, është hap i ngutshëm.

“LDK-ja ka ndërmarrë një hap i cili është hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së, duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Megjithatë, disa muaj ma herët në Kuvend dhe në media janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Sipas saj, ky hetim parlamentar synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit janë të përfshira, ndërsa ka pyetur deputetët nënshkrues të peticionit “A nuk po i besoni Prokurorisë apo e konsideroni veten hetues më të aftë se Prokuroria dhe Policia?”.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar përmes një videomesazhi se kush janë gjashtë deputetët e pozitës, të cilët e kanë sabotuar punën e Komisionit hetimor për “rezervat shtetërore”.

Ndryshe, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas dyshimeve për abuzime të mundshme.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, janë arrestuar në gusht të këtij viti nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bastisjet dhe arrestimet erdhën pas publikimit të audio-incizimeve për rezervat shtetërore.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u janë paguar paratë kompanive turke e polake për grurë, vaj e sheqer, këto produkte nuk kanë ardhur në Kosovë dhe rrjedhimisht buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 600 mijë euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika