“Sahit Ismajli, Gazmend Maliqi, Blerim Olloni, Rifat Berisha, Zymer Zymeri, Xhavit Kuçi, Lutfi Ajazi…”.
Me emër e mbiemër, ish e burgosura politike, Fexhrije Shala, tregoi mbi tmerrin që përjetoi gjatë regjimit jugosllav nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Shërbimit Informativ Jugosllav, të njohur si UDB-a.
“48 orë kanë ushtruar aq shumë dhunë fizike, unë faktikisht gjendjen shëndetësor e kisha shumë keq. Se kisha probleme me dhëmballë, me ma pezmatoj me vesh me fyt, krejt njërën anë. Edhe isha me cikël. Edhe më kujtohet tërë kohën më kanë mbajt në këmbë edhe një moment iu kam thënë më shku deri në tualet, se ka qenë shumë pjesë e rëndë. Edhe nuk më kanë lënë. Kjo ka qenë pjesë ma e rëndë. Edhe kur kam thënë o zot pse s’jam mashkull, se të kisha qenë mashkull kishe vepru ndryshe, por s’kam pas mundësi”, ka treguar Shala në “Debat Plus”.
Pas një periudhe pushimi, Fexhrije Shala rikthehej sërish në tortura.
Ajo kujton se, pas 24 orësh, me shumë vështirësi, iu lejua të shkojë në tualet, por edhe aty e përcolli Sahit Ismajli. Ky moment ishte ndër më të poshtrit.
Kur u kthye nga tualeti, Ismajli e ndaloi në derë dhe i dha një buzëqeshje të poshtër, duke lënë të kuptohet që synonte diçka më shumë. Për të shpëtuar nga epshet e tij, Shala vendosi të kthehet vullnetarisht në torturat e UDB-ashëve të tjerë shqiptarë.
“Pas një pauze, sa më çojshin ën qeli më marrshin prapë më kthejshin (në tortura). Ajo tortura që krye për sot, ata të merreshin prapë. Dhe një moment pas 24-orëve menxi vendosën për me me çu në tualet, kjo ka qenë tmerri edhe në tualet me ka përcjell Sahit Ismajli. Kjo është seni më i poshtër, jam shku në tualet; ka fillu me mu dridh krejt trupi, sigurisht një kohë shumë të gjatë, edhe kur kam dal pas krejt asaj që e kam përjetuar për ato orë pa ndërprerë, Sahit Ismajli mi ka vendosur dy durtë në derë të tualetit, po më doket e kam parasysh e këtë jam munduar me shly si fotografi se unë s’kam fjetë me vite.
Sahit Ismajlit, nër dorë i kam ikë, e kam parasysh atë buzëqeshje të poshtër, ai ka provuar për diçka më shumë dhe më kujtohet kam vepruar korridorit dhe kam shkrua vullnetarisht me i përjetu torturat tjerat. Për me i shëptu epsheve të Sahit Ismanlit. Është hera e parë që po e them, se i kam dy djem të martuar.
Këta kanë ditë me pas sjelle shtazarake. I kam shpëtuar për kime të foli dhe kur jam fut në atë pjesë ku kanë qenë Gazmend Maliqi, Blerimi dhe Zorani me kanë thënë çka u bë se unë shkova para Sahitit, nuk fola, kësaj pune i thonë kaju te varret, nuk ishin më të mirë këta, ishin shokë. Edhe kjo ka qenë pjesa më e mirë që ka zgjatë edhe për nja 8 orë torturë. Ka qenë hera e parë pas 60 ditësh kur më kanë vizituar familjarët, për këto ditë nuk e kanë ditë a jam e gjallë”, ka treguar ndër të tjera Shala në “Debat Plus”.