Për tri ditë radhazi, rrugët kryesore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe

Dita e premte, e shtunë dhe e diel do të jenë ditët ku do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në Prishtinë në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja dhe për dy ditët në vazhdim do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

I gjithë ky proces do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Dolli”

Ndërkaq, bëhet e ditur se rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales dhe rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha” do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

Si shkak i testimit të njëkahorshes, kolona të shumta janë shkaktuar në rrugët e kryeqytetit sidomos në pjesën te Mensa e Studentëve dhe atë mbrapa Komunës së Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika