Përdhunimet e luftës në Kosovë hetohen vetëm nga dy policë

Përdhunimet gjatë luftës në Kosovë janë ndër krimet më të mëdha, por hetohen vetëm nga dy policë

Policia e Kosovës

Në raportin policor janë 78 raste të raportuara por llogaritet se numri i përgjithshëm i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë sillet në rreth 20.000, e që aktualisht janë në Njësinë e Hetimit të Krimeve të Luftës vetëm nga dy policë.

Ky numër i hetuesve nuk është i mjaftueshëm për Republikën e Kosovës.

Këtë e thekson dhe Ministria e Drejtësisë në një deklaratë për REL-in.

‘’Numri i hetuesve policorë, por edhe i prokurorëve dhe gjykatësve për hetimin dhe adresimin e rasteve, të cilat cilësohen si krime të luftës apo krime ndaj popullatës civile, është i pamjaftueshëm. Kosova aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për adresimin e krimeve të luftës brenda sistemit të drejtësisë’’, thuhet në deklaratë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte thënë se trajtimi i lëndëve bëhet “me përkushtim”, por zvarritjet në trajtimin e rasteve, sipas tyre, lidhen me mbledhjen e ngadalshme të dëshmive nga policia hetuese në terren.

Me krimet e kohës së luftës në Kosovë, aktualisht, merren katër prokurorë e që mbi dy dekada pas luftës është vetëm një i dënuar për dhunë seksuale në luftë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika