Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se që nga dita e djeshme është lëshuar aparatura e re Nuss – Procedurë. Kjo aperaturë përdoret për intervenim kirurgjik në gjoks.
Përmes aparaturës së re, në Kosovë janë realizuar dy operacione për herë të parë, duke i kursyer buxhetit të shtetit qindra e mijëra euro.
“Me këtë rast, QKUK, e falenderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione. Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.
Në njoftim thuhet se kjo aperaturë i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjoks.