Tre persona janë arrestuar të mërkurën e pesë qershorit, të cilët gjatë një përleshjeje kanë përdorur armë zjarri.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, i lënduari mbetet në QKUK dhe një tjetër i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.